fbpx

Zgjedhje të reja në Itali? Konflikt në koalicionin qeverisës

itali.jpg

Partnerët e koalicionit qeverisës në Itali paralajmërojnë se bashkëpunimit të tyre mund t’i ketë ardhur fundi.

Tensionet mes Partisë “Lidhja” të zëvendëskryeministrit Mateo Salvini dhe “Lëvizjes 5 Yjet” të Luixhi Di Maios janë acaruar së fundmi nga qëndrimet kontradiktore për politikat europiane dhe akuzat për financime nga Rusia.

Shkak u bë këtë javë vota që “5 Yjet” i dhanë presidentes së re të Komisionit Europian, Urzula Fonderlajn, ndërkohë që partia e Salvinit votoi kundër kandidaturës së saj.

Ky i fundit u shpreh të enjten se ndihej i tradhtuar nga partneri i tij.

“Ka një mungesë besimi, edhe në nivelin personal. Nëse nuk ka kuptim vazhdimi i kësaj qeverisjeje, atëherë do të shkojmë në zgjedhje të reja,” deklaroi Salvini.

Di Maio, i mbështetur edhe nga kryeministri Xhuzepe Konte, e justifikoi votën për të mos rrezikuar izolimin e Italisë në BE.

Zëvendëskryeministri adresoi edhe kërcënimet e homologut të tij për rrëzimin e koalicionit, duke kërkuar më shumë qartësi rreth idesë për ta rrëzuar qeverinë.

Salvini ka njoftuar një takim me presidentin e vendit, Serxho Matarela, për të diskutuar zhvillimet e fundit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303