fbpx

Zgjedhjet e 25 Prillit, Alfred Peza i bindur, ja kush do i fitojë: Të kemi një Parlament të ri me…

peza.jpg

Sekretari për media i Partisë Socialiste, Alfred Peza në një prononcim për Report Tv, shpreh bindjen se PS do të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 Prillit.

 “Në gjithë gjykimin tim do ta fitojë mandatin e tretë. Kemi edhe një realitet politik ku ende nuk janë përcaktuar qartë se si do jenë aleancat. E djathta në tërësi po rivitalizohet nga krijimi i partive të reja. Brenda opozitës po krijohet një tripolaritet politik, për herë të parë, PD, LSI dhe partitët e reja, Topalli, Patozi. Të kemi një parlament të ri, nga pikëpamja e opozitës, goxha interesant.

Beteja e brendshme është vlerë e PS-së, pjesa e zhvillimeve të brendshme është ajo që e mban gjallë. Kryetari është pjesë e vendimmarrjes, sipas përcaktimit që ka në statutin e PS, ku është e pamundur të kalohen listat jashtë këtij procesi”, deklaroi Peza.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303