Zgjedhjet e 25 Prillit/ Komisioni Rregullator shqyrton nesër vendimin për fletën e votimit

komisioni.jpg

Ditën e nesërme, Komisioni Rregullator do të miratojë fletën e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.  KQZ njofton se mbledhja do të zhvillohet pasditen e nesërme në orën 17:30.

“Komisioni Regullator, ditën e premte, më datë 26.02.202, ora 17:30, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt-vendimit: “Për miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”, thuhet në njoftim.

Pritet që deri me datë 7 mars partitë politike të kenë të mbyllur dhe listën me emrat e kandidatëve për deputet.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303