fbpx

Zgjedhjet e 30 qershorit, vjen paralajmërimi i Lleshajt

Sander-Lleshaj-2-674x450.jpeg

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme nga Korça, ku ka thënë se zgjedhjet lokale do të mbahen në 30 qershor.

Më tej, ai ka thënë se kush do sabotojë votimin do të japë llogari para ligjit.

Sipas tij, zgjedhjet ndikojnë edhe në hapjen e negociatave për Shqipërinë në BE.

“Duhet të garantojmë që Shqipëria është një vend i pjekur për të hapur negociatat. Zgjedhjet duhet të zhvillohen me parametrat e kërkuar. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, tha Lleshaj./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303