Zgjedhjet e 6 Marsit, testohet identifikimi dhe votimi elektronik i zgjedhësve

cel.jpg

Më 6 Mars do të mbahen zgjedhjet për 6 bashki. 4 ditë para zgjedhjeve është testuar sot identifikimi elektronik i zgjedhësve. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se ky sistem është 100% i sigurt. Ndërsa për Vorën, rezultati pritet të dalë menjëherë pas votimit, Celibashi tha se në 5 bashkitë e tjera të vendit, procesi pritet që të përmbyllet brenda 48 orësh, ku do të njihen edhe fituesit.

“Nëse ka një gjë për të cilën përgjigjem me siguri absolute është siguria e votës përmes sistemit elektronik në Vorë. Jo vetëm KQZ nuk ka mundësi të identifikojë kush ka votuar e për kë, as prodhuesi i pajisjes nuk e ka një mundësi të tillë.

Në dallim nga zgjedhjet e 25 prillit, rezultuan paraprak ta shpallim menjëherë pas zgjedhjeve. Për bashkitë e tjera afati është 48 orë për rezultatin e zgjedhjeve, por po punojmë që procesi të finalizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Celibashi për mediat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303