fbpx

Zgjedhjet e kongresit në SHBA, ashpërsohet retorika

download-6.jpg

Dita e fundit e fushatës zgjedhore, në prag të zgjedhjeve afatmesme në SHBA, ka shënuar rritjen e retorikës.

Të dy Donald Trump dhe demokrati Barack Obama vijojnë fushatën në përpjekje për  të bindur mbështetësit e tyre të votojnë.

“Ju duhet të merrni pjesë në votime ditën e martë, ju duhet të votoni”, tha Trump në Macon.

Presidenti Trump ka ashpërsuar retorikën e tij për çështje si emigracioni, duke akuzuar demokratët se duan të “shuajnë kufijtë e Amerikës”.

Ndërkohë, ish-Presidenti Obama, i cili po bën fushatë për kandidatët demokratë, u kërkoi amerikanëve të mos i dorëzohen armiqësisë dhe ndarjes.

“Ne kemi parë përpjekje të përsëritura për të na ndarë me retorikën e krijuar për të na zemëruar dhe për të na frikësuar. Por ju mund t’a ndryshoni këtë lloj sjelljeje”, tha ai në Miami, Florida.

Trump vazhdon fushatën në Ohajo dhe Indiana ditën e hënë, përpara se të bëjë një ndalesë përfundimtare në Misuri. Emigrimi mbetet një temë e nxehtë ku  Trump është fokusuar.

Vendimi i tij i fundit për të dërguar 5,000 trupa ushtarake në kufirin meksikan për të ndalur karvanin e emigrantëve të Amerikës Qendrore, ka shkaktuar polemika.

Demokratët shpresojnë se retorika e ashpër e presidentit do t’i ndihmojë ata të tërheqin votuesit e rinj, të moderuarit e zonave periferike dhe pakicat.

Demokratët e opozitës shpresojnë të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikanët kërkojnë të forcojnë kontrollin e tyre në Senat.

Pjesëmarrja e votuesve pritet të jetë e lartë, me më shumë se 34 milionë amerikanë.

Analistët politikë dhe rezultatet e sondazheve të opinionit u japin demokratëve një shans më të mirë për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve sesa në Senat. Votuesit të martën do të zgjedhin se kush do t’i mbushë të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *