Zgjedhjet e PS në 16 nëntor, habit Spiropali: Mund të zgjedhim rrugën e lehtë

Nga Parku Olimpik, Partia Socialiste po organizon takimin ‘Ti Zgjedh’ e me strukturat e saj në të gjithë vendin për t’u përgatitur për zgjedhje të brendshme të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor.

Fjalën hapëse e ka mbajtur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiroplai e cila ka deklaruar se PS është krenare për punën e bërë dhe se në 6 vite kanë patur vështirësi por kjo do të thotë se PS nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë.

“Jemi partia më e madhe në vend. Jemi krenar për qeverisjen socialiste në 6 vite. Mund të kishim zgjedhur edhe në rrugën e lehtë për të mos mbajtur përgjegjësi. Të inaguronim rrugë të pa përfunduara të linim drejtësinë aty ku është. Duke thënë se ne jemi politikanë ashtu siç e bënte ai plaku. Ne zgjodhëm rrugën e të vërtetës, punës, luftës kundër informalitetit. Zgjodhëm të ishim qeveri e përgjegjshme. ” ka thënë ndër të tjera Spiropali.