Zgjedhjet e PS në Shkodër, Rama braktiset nga të vetët

Partia Socialiste ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet për delegatët në Shkodër, ku numri i votuesve ishte shumë i ulët.

Mesa duket kryeministri është braktisur edhe nga të vetët, pasi shumë pak kanë shkuar për të votuar.

Raportohet se 3200 anëtarë të PS kanë votuar vetëm 400.

Ndërkohë nën zë përflitet se një nga shkaqet që ka ndikuar në këtë vendim është edhe mosrealizimi i asnjë prej emërimeve në postet drejtuese në Shkodër të cilat u trumbetuan me të madhe nga Kryeministri për një reformim të socialistëve të Shkodrës.