‘Zgjedhjet e PS nuk bëjnë lajm për to’, Rama sulmon ashpër mediat

Kryeministri Rama ka publikuar një postim në rrjete sociale, ku ka sulmuar rëndë mediat.

Ai ka shkruar me mediat janë të zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota.

“Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021”, shkruan kryeministri.

Nga ana tjetër, ai ka përgëzuar socialistët e Elbasanit për punën e tyre ditën e sotme, pikërisht për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit.

“Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive. Krenar për PS”, përfundon Rama.