Zgjedhjet në Australi, fiton koalicioni i kryeministrit Morrison

morrison.jpg

Kryeministri i Australisë Scott Morrison ka falenderuar votuesit që e kanë ri-zgjedhur koalicionin e tij të djathtë në zgjedhjet e përgjithshme.

Ai u tha mblshtetësve të tij se gjithmonë ka besuar në mrekulli.

Rezultatet paraprake tregojnë se koalicioni Liberal-Kombëtar ka marrë shumicën e votave.

Kryetari i partisë së opozitës, Bill Shorten, ka pranuar humbjen dhe ka deklaruar se do të japë dorëheqjen.

Rezultati final i zgjedhjeve mund të mos dalë edhe për disa orë, por me 70% të votave të numëruara, koalicioni i kryeministrit Morrison ka fituar shumicën e votave.

Rreth 17 milionë qytetarë me të drejtë vote morën pjesë në votime./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303