Zgjedhjet në Austri, Rama uron Sebastian Kurz: Fitore e madhe për…

Kryeministri Edi Rama ka uruar Sebastian Kurz pas fitores së zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan ditën e djeshme në Austri. Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se kjo është një fitore e madhe edhe për Shqipërinë dhe Ballkanit Perëndimor.

“Urime Sebastian Kurz për fitoren e madhe dhe me të vërtetë e lumtur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor që një kampion i tillë i së ardhmes sonë të përbashkët evropiane do të jetë duke udhëhequr Austrinë miqësore për vitet kritike që vijnë”, shkruan Rama.