Zgjedhjet në Bavari, humbje tepër e rëndë për Merkel

merkel.jpg

Lajme shumë të këqija ka marrë ditën e sotme Angela Merkel teksa ka mësuar rezultatin e zgjedhjeve në Bavari.

Aleatët konservatorë të CSU të kancelares gjermane kanë pësuar një humbje historike në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë që u mbajtën sot.

Një rezultat i tillë i jep një goditje qeverisë së brishtë të koalicionit prej tre palësh.

Sipas rezultateve paraprake që kanë dalë nga parashikimet e Exit-Poll-ve, të cilat  u publikuan sapo u mbyll procesi i votimit, partia e Kancelares Merkel CSU ka marrë 35.5 për qind të votave.

CSU ka humbur kështu shumicën absolute në Landin shumë të rëndësishëm politiko-ekonomik.

Duhet nënvizuar se mbështetja e bavarezëve ndaj CSU ka qenë absolute që prej vitit 1960.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303