Zgjedhjet në Budapest, humbet partia e Orban

orban.jpg

Opozita e Hungarisë ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Budapest, duke rrëzuar partinë në pushtet.

Në Budapest ka humbur pushtetin kryetari i bashkisë, Istvan Tarlos, nga partia populiste e djathtë Fidesz, e cila është në pushtet atje prej vitit 2010.

Komisioni zgjedhor bëri të ditur pas numërimit të 90% të votave se kryetari i deritanishëm i bashkisë ka fituar vetëm 44,3 % të votave. Ndërsa kundërshtari i tij nga e qendra e majtë, Gergely Karacsony ka fituar 50,5 %, që është një fitore shumë më e thellë se sa që pritej.

Përveç kësaj, kandidatët e opozitës i kanë fituar zgjedhjet në 13 nga 23 qarqet zgjedhore në Budapest.

Deri tani, partia e Orban Fidesz, ka pasur 17 kryetarë bashkie të rretheve të kryeqytetit. Në bashkinë e Budapestit opozita do të ketë 18 ndërsa Fidesz-i 14 mandate. Edhe këtu partia e Viktor Orbanit e ka humbur shumicën e deritanishme./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303