TË FUNDIT

Zgjedhjet në Gjermani/ Një bombë e Luftës së Dytë Botërore vështirëson votimin në Dyseldorf

Zbulimi i një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore po i ndërlikon zgjedhjet federale në qytetin gjerman të Wuppertalit, me banorët e një zone banimi që u kërkohet të mos shkojnë në votime për momentin.”Ka pesë qendra votimi brenda një rrezeje prej 500 metrash nga bomba”, tha një zëdhënëse e bashkisë.Votuesit u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi. Çaktivizimi i pajisjes së pashpërthyer ishte planifikuar sot. Pasi të bëhet kjo, banorët mund të shkojnë në qendrat e votimit.Bomba u gjet dje, jo shumë larg lumit Wupper.Gjatë natës, shtëpitë përreth u evakuuan. Rreth 1 500 persona jetojnë në këtë zonë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat