fbpx

Zgjedhjet në Gjermani, një tjetër goditje për Merkel në Hessen

election-in-germany.jpg

Kancelarja gjermane Angela Merkel u përball me një realitet të hidhur politik ditën e hënë pasi partitë e koalicionit të saj pësuan humbje të thellë në zgjedhjet rajonale.

Rezultatet paraprake treguan se të dyja partitë e koalicionit qeverisës të kancelares gjermane kanë pësuar humbje të thellë në zgjedhjet e mbajtura në rajonin e Hessen.

Rezultatet treguan që të dyja partitë, më parë dominante, u goditën me një humbje rreth 11 pikë përqindjeje në Hessen, krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2013, edhe pse CDU ende pretendon vendin e parë me 27 përqind të votave.

Liderja e socialdemokratëve (SPD) Andrea Nahles tha se performanca e dobët e qeverisë “kontribuoi ndjeshëm” në rezultatin zhgënjyes.

Ajo u tha gazetarëve se kjo gjendje e qeverisë është “e papranueshme”.

“Qeveria federale duhet të gjejë një ‘mënyrë të arsyeshme pune’, pas asaj që duket të jetë rezultati më i keq i SPD-së në rajonin perëndimor që nga viti 1946.

CDU duhet të pajtohet me një ‘udhërrëfyes të qartë dhe bindës’ përpara një shqyrtimi të planifikuar të koalicionit vitin e ardhshëm. Vetëm  atëherë do të jemi në gjendje të vendosim nëse kjo qeveri është ende vendi i duhur për ne”, tha ajo.

Zgjedhjet në Hesse vijnë vetëm disa javë pasi partia simotër e Merkel në Bavari pësoi humbje të thellë në një votim parlamentar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *