fbpx

Zgjedhjet në Kosovë, skenarët e mundshme të formimit të qeverisë Kurti- Osmani 

arberie-nagavci-768x512.jpg

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Navageci ka treguar disa skenare për formimin e qeverisë Hoti-Osmani në Kosovë. VV-ja me rezultatet e deri tanishme ka 57 deputet, por për të formuar qeverinë duhet 60. Për të arritur numrin e deputetëve VV-ja duhet që të formojë koalicion me një parti të opozitës.

Por deri tani LDK-ja dhe PDK-ja kanë deklaruar se do të qëndojnë në opozitë, ndërkohë që të vetmet opsione që i mbeten VV-jë është AAK-ja dhe Lista Serbe. Me Ramush Haradinajnë që do të bëhet President VV-ja nuk mund të bëjë koalicion me AAK-në, pasi kanë kandidaten e tyre për Presidente Vjosa Osmanin. Ndërsa me Listën Serbe, Navageci ka deklaruar se VV nuk do të bëjë koalicion me të. Në këtë rast VV-së i mbetet që të presë numërimin e votave me kusht si edhe të diasporës, për të arritur deputet tjetër apo dhe të bëjë koalicion me subjektet jo partiake.

“Ne presim që ta kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve për të vazhduar tutje me formimin e Qeverisë dhe me formimin e institucioneve. Në anën tjetër, presim të shohim kush do të jenë deputetët e subjekteve joserbe. Pra, të komuniteteve joshumicë, joserbe. E dini, në legjislaturën e kaluar kemi bashkëpunuar ngushtë, i kemi pasur pjesë të grupit parlamentar Elbert Krasniqin dhe zonjën Zikreta. Unë shpresoj që partitë politike, edhe ato që nuk i kanë fituar zgjedhjet, në këtë rast sidomos PDK-ja, LDK-ja, po edhe AAK-ja, do të lexojnë qartë vullnetin e qytetarëve dhe nuk do të bllokojnë formimin e institucioneve, në këtë rast zgjedhjes së presidentes”, shtoi Nagavci.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303