fbpx

Zgjedhjet në Londër nesër, Boris Johnson favorit

Britanikët do t’i drejtohen kutive të votimit të enjten për të zgjedhur qeverinë e re.

Këto janë konsideruar si zgjedhjet parlamentare më të rëndësishme pasi qeveria e re do të vendosë përfundimisht për çështjen e Brexit dhe të ardhmes së vendit.

Mediat shkruajnë se Johnson mund të dalë fitues ne garën e se enjtes.

Me sloganin e tij “Get Brexit done”, ai synon që t’i japë fund procesit të divorcit me Bashkimin Evropian.

Kundërshtari I tij laburist, Jeremy Corbyn,  ka premtuar se nëse partia e tij fiton zgjedhjet e 12 dhjetorit ai do te kërkojë një referendum të dytë për çështjen e Brexit, ku do të jenë qytetarët ata që do të thonë fjalën e fundit.

Sipas sondazheve të para, konservatorët e Johnson mund të marrin 43% të votave, Laburistët 34%, Libera Demokratët 12% dhe Partia e Brexit 3%.

Konservatorëve u duhen rreth 320 vende në parlamentin me 650 deputetë, që të formojnë shumicën.