fbpx

Zgjedhjet në LSI, Luan Rama tregon për kë do votojnë nesër

luan-rama.png

Nënkryetari i LSI, Luan Rama  ka theksuar se nesër në zgjedhje partia do të votojë dhe rikonfirmojë kryetaren Monika Kryemadhi.

Luan Rama përmes një deklarate për mediat ka thënë se rikonfirmimi i saj me votë do të jetë një mesazh mbështetje, solidariteti e vendosmërie për të fituar zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se LSI nesër në zgjedhje do të jetë shembulli i transparencës duke zgjedhur forumet drejtuese me votat e anëtarëve.

”Nesër në 21 nëntor në gjithë Shqipërinë por edhe gjithkund në diasporë, Greqi, Itali, Gjermani e në të tjera vende të Europës, por edhe në SHBA anëtarët e LSI do të marrin pjesë në zgjedhjet për forumet drejtuese dhe për të mandatuar në një proces shumë të rëndësishëm të zgjëdhjeve brenda radhëve të tyre, strukturat që do drejtojnë LSI në fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit por edhe më tej për të përligjur në 4 vitet e ardhshme besimin e qytetarëve e anëtarëve për LSI.

Procesi i zgjedhjeve është moment i rëndësishëm për LSI sepse shënon fundin e një procesi riorganizimi, rikonfirmimi të anëtarëve të LSI dhe shënon çeljen e një etape të rej, të etapës që do të çojë në përmbysjen e madhe të Rilindjes që ka shkatërruar vlerën e besimit të qytetarëve, dhe nga ana tjetër për të përligjur besimin, mbështetjen dhe gjithë angazhimin e tyre për lsi.

LSI jo vetëm bëhet promotore, por shembulli më i mirë i transparencës i vlerës dhe pushtetit real të anëtarëve me votë, që do zgjedhin nesër kryetarin e ri të LSI që është rikonfirmim i kryetarit të LSI.

S’ka ndonjë sekret që nesër LSI do të votojë Monika Kryemadhin, për të dhënë në këtë mënyrë mesazhin e mbështetjes e solidaritetit dhe vendosmërisë për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit”, ka thënë Luan Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303