fbpx

Zgjedhjet në qershor, ja emri i kandidatit për bashkinë Fier

Rama-1-1-670x450.jpg

Kryeministri Rama ka zbuluar ditën e sotme emrin e kandidatit për bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 30 qershorit. Ai është shprehur se Armando Subashi do kandidojë sërish për një tjetër mandat.

Duke folur për projektet në qytetin e Fierit, Rama tha se ato do zhvillohen së bashku gjatë mandatit të dytë të Subashit.

“Patjetër që edhe ajo u tha nga kryetari i bashkisë si nevojë strategjike e zhvillimit të zonës, dalja në det, është në vëmendjen tonë dhe do të jetë një nga projektet që do të zhvillojmë së bashku gjatë mandatit të dytë të kryetarit të bashkisë. Investimet në ujësjellës, vaditje, kanalizime, arsim në këtë zonë”, tha ai.

Më tej, kryeministri u shpreh se qeveria dhe programi ‘100 fshatrave’ ka fonde grant për bujtina./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303