fbpx

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Preshevës me një koalicion të përbashkët

Serbia pritet të mbajë në fund të qershorit zgjedhjet parlamentare, zgjedhje në të cilat duket se faktori shqiptar në Luginën e Preshevës do të shkojë i bashkuar. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj thotë se, “partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur edhe ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar”.

“Ky është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës! Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar”, shprehet Cakaj.