fbpx

Zgjedhjet për KLP, prokurorët e shkarkuar nga Vettingu s’marrin pjesë në votim

Screenshot_4-18.jpg

Në zgjedhjet për KLP, nga 11 anëtarë do zgjidhen 6 prokurorë, 5 prej tyre nga Shoqëria Civile. Mes kandidatëve në garë është edhe kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Report Tv ka mësuar se prokurorët e shkarkuar nga Vettingu nuk do të marrin pjesë në votim.

Në zgjedhjet për KLP, nga 11 anëtarë do zgjidhen 6 prokurorë, 5 prej tyre nga Shoqëria Civile.

5 anëtarët e KLP nga Shoqërisë Civile janë zgjedhur nga Parlamenti.

Nga prokurorët që janë zgjedhur tashmë anëtarë të KLP janë Arben Dollapaj dhe Bujar Sheshi, që janë zgjedhur automatikisht.

Ndërkohë që 300 prokurorë do të votojnë për 4 anëtarë të KLP-së.

Kandidatët për t’u zgjedhur anëtarë në KLP janë Anila Leka, Antoneta Sevdari, Arta Marku, Besnik Cani, Besnik Muçi, Dritan Prençi, Gentjan Osmani, Kostaq Beluri dhe Vate Staka.

Report Tv zbardhi dje axhendën e mbledhjes  ndërkohë që një reagim erdhi dhe nga ambasada e SHBA në Tiranë që kërkoi një proces të lirë dhe transparent.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *