fbpx

Zgjedhjet/ Topalli, Murrizi dhe Patozi të parët që i kërkojnë KQZ regjistrimin si subjekte politike! Mbledhja nesër

ccl.jpg

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë mbledhje ditën e nesërme në orën 11:00.

Jozefina Topalli me partinë Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike kërkojnë regjistrimin si subjekte politike.

Kujtojmë se afati për regjistrimin e partive politike në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje është deri më datë 14 shkurt.Deri në 24 shkurt duhet të regjistrohen koalicionet dhe deri në datën 6 mars partitë duhet të çojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,
Ditën e Premte, datë 5.02.2021, në orën 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike me këtë rend dite:
1. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja për Ndryshim për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
2. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
3. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Ora e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
4. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
5. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Bindja Demokratike për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
6. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
7. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
8. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Balli Komëtar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
9. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Emigracioni Shqiptar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
10. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Reformave Demokratike e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.
11. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Pal Shkambi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
12. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Plarent Aleksi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Berat, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
13. “Për caktimin e disa Qendrave të Votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të dates 25 prill 2021”.

Bashkëngjitur gjeni draftet e projektvendimeve përfundimtare. Mbledhja do të transmetohet në kohë reale në platformat “Facebook”dhe “YouTube”.Punë të mbarë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303