fbpx

“Zgjedhjet u humbën”/ Fatbardh Kadilli: Basha është cikël i mbyllur, ka qënë më i investuari nga Berisha

kadilli-1-770x433-1-768x432.png

Kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga PD. I ftuar në “Opinion”, Kadilli gjithashtu e ka quajtur Bashën si cilkël të mbyllur edhe pse e ka quajtur si figurën më të investuar në PD nga Sali Berisha.

Pjesë nga biseda: 

Fevziu: A i ka humbur PD zgjedhjet?

Kadilli: Natyrisht i ka humbur dhe është eksperimenti i parë në politikë, që një forcë është për herë të tretë në pushtet. Blerja e votës ishte problem, por rezultati është humbje.

Fevziu: Çfarë mendimi keni për Bashën?

Kadilli: Në të dy katërvjeçarët ka përsëritur vetveten. Cikël i mbyllur edhe pse ishte figura më e investuar, i është dhënë çdo gjë.

Fevziu: Nga kush është investuar?

Kadilli: Nga Berisha fillimisht. Dhe investimi nuk nisi në 2013, investimi ishte që ju dha çdo lloj ministrie. U investua më shumë se të tjerët, Majlinda Bregu ka qenë më efektive.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303