fbpx

Zgjerimi/ Shefi i NATO-s: Ballkani bëhet më i sigurt

Screenshot_1-11.jpg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet se zgjerimi i NATO-s në Ballkan forcon vetë Aleancën.

Nënshkrimi për anëtarësim nga Maqedonia, për Stoltenberg rrit stabilitetin në rajon.

Sipas shefit të NATO-s me anëtarët si Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe e ardhshmja, Maqedonia e Veriut shmangen konfliktet ushtarake.

Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s takohen të mërkurën dhe të enjten në Bruksel. Tema e diskutimeve do të jetë misioni i KFOR-it dhe bashkëpunimi i NATO-s në forcat e sigurisë së Kosovës./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303