fbpx

Zgjerohet harta e të prekurve, konfirmohet me COVID-19 një person nga Puka

Një tjetër person ka rezultuar pozitiv ndaj testit për COVID-19.

Një shtetas nga Puka ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe pas analizave me tampon ka rezultuar negativ, ndërkohë që pas analizave me skaner ka rezultuar pozitiv.

Pas këtij rasti po i nënshtrohen analizave i gjithë personeli i sptalit mjek dhe infermier që kaën pasur nën mbikqyrje këtë pacient.

Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve më kornavirus në vendin tona ka arritur në 123 persona, ndërkohë që 5 persona kanë ndërruar jetë.

Sipas Eugena Tomini nga ISHP është zgjeruar dhe harta me qytetet e prekura, të cilës i janë shtuar dhe Hasi, Berati apo Lezha.

Sipas Tominit numri i personave të shëruar ka shkuar në dhjetë, pavarësisht se ata do të duhet të qendrojnë të vetëkarantinuar edhe për 10 ditë, në mënyrë që të shihet ecuria e tyre.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 72 qytetarë

  • Durrës 8 qytetarë
  • Lushnje 4 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 12 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korcë 9 qytetarë
  • Vlorë 4 qytetarë
  • Shkodër 2 qytetarë
  • Lezhe 1 qytetarë
  • Berat 1 qytetarë
  • Has 2 qytetarë