Zgjidhet kryebashkiaku i ri i natës në Tiranë

Erion Veliaj ka prezantuar kryebashkiakun e ri të natës në Tiranë. Ai është Rezi Cenaj, ndërsa do të zëvendësojë në këtë detyrë Briken Fjezullahun.

“Kam kënaqësinë t’ju prezantoj me shokun tim Rezi Cenaj, kryebashkiakun e ri të natës. Tani që kemi Rezin, edhe unë di kujt t’ia lë stafetën pas pune. Do fillojmë menjëherë me “Natën e Bardhë” në 29 Nëntor, ku na presin plot surpriza dhe një festë e paparë”, shkruan Veliaj, krahas videos të publikuar me kryebashkiakun e ti të natës në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Briken Fejzullahu u shkarkua nga kjo detyrë pak muaj më parë, ndërsa ishte mjaft kritik dhe nuk hezitonte me deklaratat e tij kundër qeverisë.