fbpx

Zgjidhet kryeministër i Kosovës, flet për herë të parë Avdullah Hoti

Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër i Kosovës, ku ka reaguar dhe ka thyer heshtjen.

Ndër të tjera ai ka thënë se dy prioritetet e qeverisë janë pandemia dhe rimëkëmbja duke premtuar se qeveria e tij do i dalë zot këtij vendi.

“Sot në seancën e Kuvendit, jam shumë i kënaqur që përfundimisht kemi bërë bashkë që program qeverisës që i adreson nevojat e shtetit që është lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike dhe me nismat menjëherë që do t’i nisim menjëherë edhe me pakot për rimëkëmbje. Unë jam i bindur me koalicionin që kemi ndërtu do t’i dalim zot këtij vendi”, tha Hoti.