Zgjidhet kryeministrja më e re në botë

Sanna Marin do të bëhet kryeministrja më e re në botë në moshën 34 vjeçare.

Ministrja e  transportit u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate pasi udhëheqësi i saj, Antti Rinne, dha dorëheqjen si kryeministër. Ajo do të betohet në këtë javë.

Ajo do të drejtojë një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera, të gjitha të kryesuara nga gra, tre prej të cilave janë nën 35 vjeç.

Rinne u tërhoq pasi humbi besimin e një anëtari të koalicionit për trajtimin e tij në një grevë postare.

Kur të marrë detyrën, Marin do të jetë Kryeministrja më e re në botë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është 39 vjeç, ndërsa kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk është 35 vjeç.

Ajo do të jetë kryeministrja e tretë femër në vendin nordik.