Zgjidhet logoja për 75- vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, fitues studenti i arkitekturës (FOTO)

Një krah shqiponje, mbi të cilin është shkruar me të kuqe dhe të zezë numri “75” është logoja e zgjedhur fituese për 75- vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Kjo logo është realizuar nga studenti i arkitekturës, Darling Dardha dhe u bë publike sot për publikun në një konferencë , ku e pranishme ishte ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe zv. kryeministri Erion Braçe. Ky i fundit ka zbuluar se nga dita e nesërme do të nisin një mori aktivitetesh që kanë fokus çlirimin e vendit.

“Duam që ta sjellim 75-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, si një ngjarje që e ka vendos Shqipërinë në Luftën e Dytë Botërore edhe në krahun e duhur. Nga nesër do të nis një mori aktivitetesh që kanë më fokus çlirimin e vendit, nga Fieri, Berati, Lezha etj. Janë rreth 20 aktivitetet që do të zhvillohen përreth dy muaj. Të gjitha sjellin në vëmendje atë që ka ndodh gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për brezin e ri kjo ngjarje mund të mos të thotë shumë, por këto ngjarje ndaj vlejnë për të kujtuar se ky vend është pushtuar, që ky vend është tradhtuar, por nuk ka qenë tradhtar. Janë gjëra që duhet kujtuar që në gjenez për të mos harruar fenomene, që po përballet sot edhe bota e qytetëruar. Por edhe për të treguar se ky vend ka zgjedh anën më të mirë të historisë”, tha Braçe.

1569839109_1 1569839109_5 1569840832_9001
<
>