Zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares shqiptare

Nuk ka më asnjë dyshim, Edy Reja është trajneri i ri i përfaqësueses shqiptare. Mungon vetëm zyrtarizimi por Armand Duka e ka bërë zgjedhjen e tij, Reja do të pasojë Panuccin në stolin e Kombëtares. Pas Beppe Dosena, Gianni De Biasi dhe C.Panucci, Reja do të jetë “azzurri” i 4-ët që do të marrë drejtimin e Kombëtares.

Duka zhvilloi dhe një takim të dytë me Reja në Bolonja ku mori dhe miratimin final nga tekniku italian.

Edy Reja do të zbarkojnë në Tiranë ditën e martë për tu prezantuar më pas zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares. Reja pritet të firmos një kontratë deri në nëntor me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit.