fbpx

“Zgjidhja e vetme që kemi…”. Pipero thirrje të fortë, ndryshon mendim: Kam qenë kundër, por…

Mjeku i shërbimit infektiv, Pëllumb Pipero ka bërë me dije në Neës24 se studimi i fundit i disa mjekëve drejtuar OBSH-së, se virusi qëndron në ajër, e ka bërë edhe atë të ndryshojë qëndrim dhe të rekomandojë mbajtjen e maskës kudo.

 “Maska është e nevojshme aty ku nuk ruajmë dot distancën. Është e mërzitshme dhe e lodhshme mbajtja e saj por është zgjidhja e vetme që kemi për të mbrojtur jetën. Është parë si zgjidhje mjaft efektive. OBSH është një organizëm mbarëkombëtar dhe përgjegjës për shëndetin e globit. Udhëzimet e saj duhen zbatuar se bëhet fjalë për një virus që ka pasur shumë të panjohura. Ka pasur edhe keqkuptime. Gjithsesi unë si specialist në ISHP në parim jam kundër mbajtjes së maskë në rrugë. Për shkak të bashkëjetesës me këtë virus, unë them që maska duhet të bëhet e detyrueshme edhe në rrugë, pra ta kemi me vete atë për ta përdorur në ambientet e mbyllura, pra kudo që nuk ruajmë distancën, duhet të kemi maskën.

Letra e fundit e shumë shkencëtarëve që thonë se COVID 19 qarkullon në ajër, më bën të mendoj që ta mbajmë edhe në rrugë. Kam qënë kundër, por ajo maskë na mbron. Është e vetmja zgjidhje sot. Dorezat nuk i rekomandojnë studimet. Ato e mbajnë më gjatë virusin nëse bie në kontakt me të. Njëlloj infektohemi nga dorezat nëse prekim me to sipërfaqe të infektuara”,- tha ai.