fbpx

Zgjidhni një nga letrat dhe zbuloni më shumë për veten…

TGcudI0p0A.jpg

Nëse zgjodhët…

Letrën numër 1:

Je njeri mirëkuptues, i dashur, i ndjeshëm. Shpesh vendos nevojat e të tjerëve në plan të parë, para nevojave të tua. Për sa kohë ti je këshillues i atyre që të rrethojnë dhe je i lumtur që mund t’i gëzosh, mos harro se të kujdesesh për veten është thelbësore që të mund të japësh këshilla të mençura pastaj. Duhet të bësh shumë kujdes me njerëzit që duan të të përdorin. Admiro vetveten!

Letrën numër 2:

Je njeri ekstrovers, me mirësi dhe tej mase optimist.  Përballoji sfidat e jetës me motivim dhe lëri jashtë të gjitha ndjesitë negative. Je një shembull për njerëzit që të rrethojnë, që kërkojnë gjithnjë të ndjekin shembullin tënd. Jeta sociale është primare për ty, pasi do të krijosh lidhje dhe miqësi të reja. Je gjithashtu shumë i/e hapur dhe tolerant/e drejt njerëzve dhe botës në përgjithësi.

Letrën numër 3:

Je i kujdesshëm sepse ke vuajtur shumë për shkak të njerëzve dhe situatave në jetë, ndaj ke nevojë për më shumë kohë që të fitosh besimin. Je gjithashtu perfeksionist dhe mendon gjithmonë para se të veprosh, për të evituar gabimet dhe dështimet. Ndjenjat e tua mund të kenë luhatje brenda një çasati shumë të shkurtër nga dashuria dhe vëmendja tek indiferenca.

Letrën numër 4:

Je njeri i pavarur, i fortë dhe i vendosur. Sa më shumë të kesh nën kontroll situatat e jetës tënde, aq më mirë do ndihesh. Kjo tregon mungesë besimi tek njerëzit që të rrethojnë dhe është diçka me të cilën do të të duhet të punosh që t’u japësh mundësinë të tjerëve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303