‘Zhdëp në dru’ gruan, shqiptarit i ndodh gjëma pas spiunimit nga komshiu

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ai ka rrahur gruan e tij dhe ka qenë komshiu që ka njoftuar karabinierët.

Gruaja shqiptare e gjakosur në fytyrë pas dhunës kishte dalë dhe kishte vrapuar në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Në ndihmë të saj iu erdhi një ambulancë, e cila e transportoi në spital, ku pas trajtimit mjekësor ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në deklaratën dhënë për policinë, gruaja kishte thënë se kishte vuajtur për disa muaj dhunën e burrit dhe duronte për hir të fëmijëve të saj ende të mitur.

Në përfundim të hetimeve shqiptari u arrestua, në pritje të vendimit të gjykatës.