fbpx

Zhduket 12-vjeçarja, në Durrës familjarët ngrënë alarmin

Një 12-vjeçare me inicialet I.V., nga qyteti i Durrësit është zhdukur pa gjurmë. Ngjarja e rëndë ka nddhur më datë 17 maj, në të gdhirë të së dielës së kaluar, kur e mitura po flinte tek shtëpia e gjyshes së saj.

Në një prononcim për Dosja.al, familjarët e të voglës, shprehet shumë të shqetësuar dhe kanë ngritur alarmin për zhdukjen e të bijës së tyre.

Ata tregojnë se janë banues në lagjen nr.4 në Durrës dhe se nuk kanë lënë vend pa e kërkuar vajzën prej një jave, por që s’e kanë gjetur asgjëkundi.

“Kemi bërë denoncimin në polici. Autoritetet janë në dijeni, por ende s’është gjetur gjë. U zgjuam në mëngjes dhe s’e gjetëm më. Ajo kishte shkuara të flinte tek shtëpia e gjyshes, nusja ime doli në det, por s’e gjetëm. S’kam lënë vend pa e kërkuar. S’e kemi idenë se kush na e ka bërë këtë gjë se nuk i kemi borxh njeriu në këtë dynja,”- shprehen ata. Dosja