fbpx

Zhduket 14-vjeçari, prindërit vihen në alarm: Nuk është mirë me shëndet, ka ikur që dje

Në Drenas të Kosovës është zhdukur një i mitur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku babai i djalit 14-vjeçar ka kontaktuar policinë duke denoncuar fëmijën e zhdukur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës ku bën të ditur se i mituri kishte probleme shëndëtesore dhe bënte terapi

Njoftimi i policisë:

Fsh. Nekovc, Gllogovc 23.09.2020-16:00. Më datë 25.09.2020 rreth orës 17:31 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankuesit djali i tij nuk është mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese.