Zhduket 22-vjeçari shqiptar në Greqi

Policia greke ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një 22 vjeçari shqiptar që është zhdukur nga banesa e tij.

I riu shqiptar banonte në Kato Lakatameia, dhe u zhduk nga banesa në orën 6 të mëngjesit.

Herën e fundit ai është parë i veshur me pantallona të errëta, atlete të bardha dhe xhaketë.

Edhe para disa muajsh një shqiptar tjetër humbi në Greqi, dhe u gjet në fillim të këtij viti i varur në një pyll.