Zhduket 4-vjeçari në Tiranë, familja ngre alarmin

Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar në Tiranë. Mësohet se një fëmijë katër vjeç i identifikuar si Klodian Ashini është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Tiranë. Familjarët e 4-vjeçarit kanë bërë denoncim në autoritetet përkatëse dhe bëjnë apel për ndihmë kundrejt çdo njeriu që mund ta ketë parë të voglin e tyre.

Sipas denoncimit të familjarëve, Ashini kishte veshur një bluzë të kuqe dhe një palë pantallona të zeza në momentin që është zhdukur. Ai është banues në zonën e Shkozës në Tiranë, dhe prindërit e tij nuk kanë asnjë informacion për fëmijën e tyre prej orës 16:30 të pasdites së djeshm. Dosja.al