fbpx

Zhduket aktorja e njohur, humb kontaktet me familjen

Screenshot_2-8.png

Aktorja e njohur për rolin e saj në ‘Doctor Who’, Tanya Fear është zhdukur. Prej 3 ditësh ajo ka humbur kontaktet me të afërmit të saj.

Thuhet se ajo u pa për herë të fundit në zonën e “Hollywood Bowl” të Los Angeles-it.

Miqtë e saj u kanë bërë apel të gjithëve në mediat sociale në përpjekje për të gjetur aktoren.

“Mikesha jona Tanya është zhdukur. Ajo u pa për herë të fundit në zonën e LA më 9/9/21. Askush nuk e ka parë apo dëgjuar prej saj që atëherë. Publikoni foton e saj me hashtagun #FindTanyaFear për të ndihmuar në gjetjen e saj.”, tha një shok i saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303