fbpx

Zhduket në det pranë Karaburunit 60-vjeçari, policia jep detajet

1569480317_peshk-600x360.jpg

Mbrëmjen e kaluar në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Raguna 1” ka hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive shtetasi M.A., 60 vjeç dhe nuk ka dalë më nga uji.

Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Sot kanë filluar përsëri kërkimet nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret të cilët po punojnë për gjetjen e 60 vjeçarit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303