fbpx

Zhduket pa lënë asnjë gjurmë djali  11-vjeç në Tiranë

Roid Dalipi, një 11-vjeçarv është larguar nga banesa që prej datës 28 Korrik. Momenti i fundit që e kanë parë të njohurit ka qenë kur ai doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.

Më pas, siç iu kanë treguar dëshmitarët familjarëve, Roidi, i shoqëruar nga një djalë tjetër, disa vite më i madh se ai, është larguar për të mos u kthyer më. Prej 8 ditësh ata nuk reshtin së kërkuari. Për zhdukjen e të birit, Ylli Dalipi ka njoftuar edhe policinë.

Frika më e madhe është ajo e shfrytëzimit të fëmijës së tij si lypës, apo punë të tjera të pahijshme. Ndër të tjera, Ylli Dalipi shton se djali, Roidi, nuk ka pasur ndonjë motiv që të largohej.

Ai thekson se nuk ka ushtruar as dhunë fizike, apo të kenë qenë në vështirësi të mëdha ekonomike. Në fund, Ylli Dalipi bën thirrje që kushdo e shikon të birin, të kontaktojë me të në Facebook-un e tij me të njëjtin emër, ose të njoftojë policinë. Klan