Zhduket prej 4 ditësh kapiteni turk në Shëngjin, flet gruaja e përlotur

Prej katër ditësh është zhdukur kapiteni turk i jahtit luksoz në Shëngjin.

Gruaja e Sezgin Yavuz , Vesile ka kërkuar ndihmën e shtetit për të gjetur burrin  e saj.

Me lot në sy, ajo thotë se vajza kërkon babanë e saj.

bëri thirrje për ndihmë nga autoritetet turke për të gjetur bashkëshortin e saj Sezgin Yavuz (33-vjeç), për të cilin nuk ka asnjë informacion prej disa ditësh.

‘’Kërkoj ndihmën e shtetit. Dua të më kthehet bashkëshorti. Vajza ime pyet për të atin dhe nuk mund t’i them asgjë. Bashkëshorti im më telefonoi në 4 shtator. Dy ditë më pas, ai më telefonoi sërish dhe më tha se do të më kontaktonte prapë. Por, nuk më telefonoi më. Të shtunën varka u gjet. Varka u gjet duke lundruar, por burri im nuk është gjetur akoma’’, tha gruaja e të zhdukurit.

Ndërkohë, jahti luksoz u pikas 4 ditë më parë në ujërat ndërkombëtare nga disa peshkarexha.

Fillimisht, u raportua se jahti luksoz i përkiste Sevgin Yavuzit, një biznesmen 31-vjeçar nga Turqia.

Por, në vijim u konfirmua se pronari i vërtetë i katamaranit është Nedim Akyuz, biznesmen.