fbpx

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, detajet e forta, ja ku dyshon familja

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga zhdukja e 19-vjeçares Artemis Vassilis, e cila rezulton e humbur që prej të premtes së kaluar në zonën e Koropit.

Të pyetur nga autoritetet, shumë qytetarë raportohet të kenë dëshmuar se e kanë parë vajzën të ecë në rrugët kryesore të Athinës në një gjendje të keqe psikologjike, dëshmi që po shqyrtohen nga policia.

Gjithashtu, janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë në mediat sociale të 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me të cilin kishte kontaktuar herën e fundit para zhdukjes së saj.

Hetimet përqendrohen në mjedisin e saj shoqëror.