Zhdukja e biznesmenit italian/ Gazetari jep detajet e forta: Bashkëjetonte me një vlonjate, mbetjet kockore u gjetën pas 6 orësh

biznesmeni-italian.jpg

Gazetari i njohur, Spartak Koka ka bërë me dije disa detaje lidhur me zhdukjen e italianit, Davide Peccorelli, i cili u gjet më pas i djegur brenda makinës në Pukë.

Gazetari Koka theksoi së fundmi se italiani bashkëjetonte me një grua nga Vlora me të cilën kishte edhe një fëmijë 2 vjeç.

Koka tha se mbetjet kockore janë gjetur pas 6 orësh, nga një këqyrje më e detajuar e mjetit.

Në  të dhënat që kam marr nga policia e Shkodrës, vetëm 5% e trupit ka mbetur. Zyrtarisht konfirmohet që eshtrat janë tek Instituti i Mjekësisë ligjore dhe pritet krahasimi i ADN-së.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303