fbpx

Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, Prokuroria e Peruxhas bën lëvizjen e befasishme

biznes-1.jpg

Zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri, ka ‘vënë në lëvizje’ Prokurorinë e Peruxhas e cila ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen në fjalë. Gjurmët e ish-arbitrit u zhdukën mesnatën e 6 janarit.

Makina që Pecorelli kishte marrë me qira u gjet e djegur në Reps, në zonën e Gjegjanit të Pukës, ndërsa brenda saj kishte dhe eshtra.

Pecorelli mbërriti në Shqipëri më 3 janar. Fillimisht shkoi në Vlorë, më pas në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy net.

Mediat italiane zbuluan dje dhe mesazhin e fundit të biznesmenit Pecorreli të zhvilluar me një mik sipërmarrës nga Altotiberino.

“Davide kaloi pothuajse të gjithë muajin dhjetor në Shqipëri. Në datën 15, ai më shkroi në WhatsApp: “Unë hapa një show-room në një qendër tregtare… Deri në datën 6 është luftë. Unë kam rezervuar biletën e kthimit për 10 janar”, mësohet të ishte biseda mes tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303