fbpx

Zhdukja e shqiptares, babai bën apelin rrëqethës: Lëreni vajzën tonë, e pashë të futej…

Vijojnë ende kërkimet për 19-vjeçaren shqiptare, të zhdukur prej disa ditësh në Greqi. Babai i vajës ka lëshuar një apel rrëqethës: “Lëreni vajzën tonë të kthehet në shtëpi dhe gjithçka do të jetë si më parë”.

Mediat greke shkruajnë se vajza është larguar nga shtëpia të premten për një intervistë pune, por nuk është kthyer më në banesë.

Babai i të resë shprehet se për herë të fundit e ka parë teksa futej tek shtëpia e të dashurit, me të cilin kishin pasur disa probleme kohët e fundit.

Ajo është telefonuar disa herë nga familja, por telefoni i saj tashmë është i fikur dhe askush nuk e di se ku ndodhet.