Zhdukja misterioze e biznesmenit turk në jahtin luksoz në Shëngjin, Prokuroria dërgon…

847b19624f329b0ade491307517feb13_L.jpg

Zhdukja pa asnjë gjurmë e kapitenit të jahtit Sezgin Yavuz në brigjet e Shëngjinit, solli nga Turqia pronarin e jahtit Metin Akyuz, i cili pasi shpjegoi me detaje çështjen e jahtit dhe kapitenit të tij që tashmë rezulton i humbur, ka mundur ta marrë atë me vete me vendim të prokurorisë.

Hetimet vijojnë pa asnjë rezultat ndërsa prokuroria shqiptare ka kërkuar ndihmën e disa shteteve pasi një nga pistat e hetimit është ekzekutimi mafioz për trafikun e drogës në Ballkan e Europë.

Jahti i është kthyer pronarit në dhjetor të vitit 2019 pas kërkesave të biznesmenit. Kujtojmë që Sezgin Yavuz është gjetur i braktisur gjatë natës së 6 shtatorit në det të hapur në Shëngjin.

Anija me flamur turk me motorë të fikur është gjetur nga një peshkarexhë. Jahti ATIK BEY në të cilën ndodhej biznesmeni turk është gjetur rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik.

Hetimet për zbardhjen ngjarjes misterioze në ujërat territoriale shqiptare ende vijojnë pa asnjë rezultat. Prokuroria ka dërguar letër-porosi në disa shtete për zhdukjen e turkut.

Bashkëshortja e kapitenit të zhdukur Vesile Yavuz bëri thirrje për ndihmë nga autoritetet turke për të gjetur bashkëshortin e saj 33-vjeç, për të cilin nuk ka asnjë informacion prej disa javësh.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303