Zhduku provat e vrasjes së kunatit, ja kush është mjeku i dyshuari kryesor i atentatit ndaj Ndojës (Video)

mjek.png

Policia ka arrestuar si të dyshuarin kryesor për atentatin kundër prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrajën, i cili është kushëriri i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai ka klinikë dentare në Fushë Krujë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare, pasi ka qenë skeduar edhe për disa ngjarje të tjera në vitet e fundit.

Ai është me profesion stomatolog, ndërsa ka qenë lakuar në dosjen e dhunimit të Xhisiela Malokut nga kushëriri i tij, Rexhep Rraja dhe i pranishëm në tavolinë me Elton Çiçon (burri i motrës) në Tiranë në 1 maj 2016 kur u ekzekutua te lokal “De Niro” në zonën e ish-Bllokut.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço. Ndërsa përsa i përket rastit të Xhisiela Malokut, vajza në një nga intervistat e saj në media asokohe deklaronte se ‘Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë “Na hape punë”.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303