fbpx

Zhvillimi i fundit/ Tre deputetë të opozitës parlamentare deklarojnë votën pro marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’

Tre deputetë të opozitës parlamentare do të votojnë pro marrëveshjes zgjedhore PS,PD dhe LSI.

Deklarata është bërë nga Artur Roshi, Fatjona Dimitri si dhe Besnik Troplini, të cilat njoftuan se do të votojnë më 23 korrik marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

Beqaj: E premtja dhe e hëna të jenë pushim! Të ndihmojmë ekonominë pas Covid-it

Roshi: Sa i përket prekjes së Kushtetutës, sipas meje, ajo është simbol i unitetit, prandaj ndërhyrja nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme. Nëse vazhdojmë me lojën e kartonëve, kjo nuk na çon askund. Balli Kombëtar Demokrat ka qenë gjithmonë në mbështetje të proceseve demokratike. Përfundimisht, ne do të jemi pro kësaj marrëveshje, jo se morëm atë që deshëm, por i duhet vendit. Para integrimit në Evropë nuk mund të zgjedhim interesat tona. Hapja e negociatave është një gradë lirie për shqiptarët.

Ne nuk mund të pranojmë ndërrimin e Kushtetutës me një prag 3 apo 5%. Nuk mund të pranojmë heqjen e koalicioneve. Sa i përket hapjes së listave, është e artikuluar prej meje prej 5-6 vitesh për lista të hapura. I qëndrojmë kësaj, por në pamundësi zgjedhim këtë rrugë.

Dhimitri: Nuk mund të pengoj procesin e integrimit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi. Konsensusi i arritur në 5 qershor është i vetmi kusht i plotësuar.  Unë nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje”, tha Dhimitri.