Zhvlerësimi i euros, Zusi: Ja ç’po ndodh me tregun shqiptar!

Eksportuesit po goditen gjithmonë e më shumë nga zhvlerësimin e monedhës europiane kundrejt lekut, e cila ka arritur në nivelin e 121 lekëve. Alban Zusi shprehet se tregut do ti mungojnë 600 miliardë lekë vetëm si rezultat i efekteve në eksporte, turizëm dhe remitanca.

Grupet e interesit i bëjnë apel Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë që të ndërhyjë për të stabilizuar tregun.

Pra vetëm eksporte, turizëm dhe remitanca, tregut shqiptar, këtë vit do ti mungojnë mbi 600 miliardë lekë, drejtpërdrejt vetëm nga këto 2 sektorë dhe një ekonomi ndihmëse, atëherë ky treg është i dëmtuar”, është shprehur Zusi për Ora News.

Përtej kësaj, një tjetër shqetësim serioz është edhe dëmtimi i prodhimit shqiptar, i cili nuk është konkurrues ndaj mallrave të importit.

Alban Zusi: Problemi i dytë është prodhimi vendas i kërcënuar dhe i cënuar rëndshëm në konkurrueshmërinë e tij nga importet, të cilat tashmë janë 15% më të lira ose 20 lekë/euro më të lirë.

Ndërkohë eksperti Enriko Ceko shprehet se euro e dobët gjatë verës është me impakt shumë negativ për ekonominë shqiptare pasi ka më shumë prodhime gjatë kësaj stine. Ndërsa thekson se nga kjo situatë përfiton vetëm qeveria, e cila do të paguajë më pak borxhe.

Enriko Ceko: Kjo rënie e euros është rënie e nxitur, ndoshta dhe pak artificiale në mënyrë që të justifikojë shifrën e lartë të borxhit publik në buxhetin e shtetit. Duke ulur euron, automatikisht ulet borxhi publik, i cili gjithmonë konvertohet në monedhë të huaj. Borxhi publik zakonisht nuk shprehet në monedhën vendase.

Euro e dobët pritet që të vijojë edhe për disa muaj, e ndikuar nga turistët por edhe nga të ardhurat e emigrantëve, të cilët kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet.