Zhytet Skënderbeu, Partizani drejt titullit

ndeshja-1.jpg

Skuadra e Skënderbeut ka hyrë në krizë teksa është mposhtuar nga Partizani brenda në Korçë.

Ka qenë goli i Malës në minutën e 3-të që i ka dhuruar fitoren skuadrës së Gegës që vazhdon marshimin në kampionat. Ndërsa ka zhytur keq Skënderbeun.

Me humbjen e sotme, Skënderbeu i Shehit është përfshirë në një krizë të thellë rezultatesh, teksa diferenca nga kreu është thelluar në 10 pikë. Skënderbeu shënon plot 5 humbje radhazi në kampionat. Ndërsa situata duke tejet alarmante.

Një episod i çuditshëm u regjistrua në këtë takim ku pas shënimit të golit nga ana e Partizanit, tifozët korçarë filluan të gjuanin me topa bore futbollistët kundërshtarë duke ndërprerë për pak çaste takimin./real-news.tv/

scroll to top